Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp të së martës, u pyet edhe për shitjen e Telekom Albania, për të cilin është i interesuar Telekom Serbia.
Kreu i qeverisë tha se “qeveria shqiptare nuk është pjesë e transaksionit të një kompanie private si Deutche Telekom që po tërhiqet nga tregjet e vogla”.
Por, Rama shtoi se meqenëse bëhet fjalë për një sektor strategjik, qeverisë shqiptare i është kërkuar mendim dhe qëndrimi i saj është “shumë i thjeshtë dhe i qartë”: “Bizneset serbe janë të mirëpritura në Shqipëri, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë”./Top Channel
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...