Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi ka rezultuar se shiste lëndë narkotike kokainë, të ndarë në doza të vogla, në pjesë të ndryshme të qytetit.
Policia njofton se nën hetim u vunë dhe 10 shtetas të tjerë, të dyshuar blerës të lëndës narkotike.
Gjatë operacionit u sekuestrua dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 4 celularë si dhe 1 automjet.
Materialet në ngarkim të 39-vjeçarit i kaluan policisë për veprime të mëtejshme.
“Në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Lushnjë. Bazuar në provat e siguruara si rezultat i hetimeve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, më datë 30.01.2023, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi ka rezultuar se 39-vjeçari shiste në zona të ndryshme të Lushnjës, lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: S. G., 26 vjeç, E. D., 25 vjeç, banues në Kolonjë, L. K., 32 vjeç, M. M., 40 vjeçe, banuese në Rrapëz, R. K., 19 vjeç, banues në Halilaj, A. H., 27 vjeç, banues në Pirrë, F. M., 32 vjeç, banues në Vajkan, A. M., 24 vjeç, banues në Gorre, L. P., 21 vjeç, banues në Bubullimë dhe A. Dh., 24 vjeç, banues në Verri, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se blinin doza të lëndës narkotike kokainë, që shiste shtetasi A. M”, thuhet në njoftimin e policisë.
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...