Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, sot në një konferencë për shtyp deklaroi se LSDM-ja pret nga BDI-ja që të përgjigjen me dhënien e nënshkrimeve, që Zoran Zaev të fitojë mandatin nga presidenti i shtetit për formimin e qeverisë së re.
“Pritjet tona janë se përgjigja kthyese do të jenë nënshkrimet për formimin e qeverisë. E kemi thënë edhe më herët, pikëpamjet tona për gjitha ato çështje do t’i jep kryetari Zoran Zaev nga pozicioni i mandatarit për formimin e qeverisë”, deklaroi Petre Shilegov.
Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, nuk ka dashur të komentojë përmbajtjen e përgjigjes që LSDM-ja i ka dhënë partisë së Ahmetit lidhur me platformën e partive shqiptare, por tha se të gjitha përgjigjet do t’i jep Zaev pasi të merr mandatin, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...