Pavarësisht nga buja që bëri ditën e djeshme lajmi që erdhi nga SHBA, për shpalljen e deputetit të mazhorancës, Tom Doshi si person “non grata” për këtë vend, ditën e sotme ai ka vazhduar punën e tij si deputet normalisht.
Ditën e djeshme ai reagoi ftohtë ndaj këtij vendimi të SHBA-ve, ndërsa sot ka vijuar punën e deputetit normalisht duke shkuar në Kuvend për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku është anëtar.Kjo paraqitje publike një ditë pas lajmit të ardhur nga Departamenti i Shtetit është shfrytëzuar edhe nga gazetarët e pranishëm në ambientet e Kuvendit.
I pyetur nëse është një zyrtar i korruptuar siç edhe i ishte bërë arsyetimi nga Departamenti i Shtetit, Doshi ka thënë se është shprehur njëherë për këtë çështje.
‘Jam shprehur njëherë për këtë. S’do flas përditë për këtë çështje’, ka deklaruar me indiferentizëm deputeti Doshi.

Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten