Një 52-vjeçar mbeti i vrarë paraditen e sotme buzë lumit Erzen në fshatin Jubë të Sukthit, Durrës. Policia tha se shtetasi Asti Mici 57 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me një mjet pune në pjesën e sipërme të këmbës 52-vjeçarin Ludovik Lala, i cili vdiq në spitalin e Durrësit.
Shërbimet e policisë arrestuan autorin e dyshuar të ngjarjes, ndërkohë që nga hetimet e para rezultoi se mëngjesin e sotëm sherri ka nisur për zhvendosjen e një traktori që ndodhej në tokë publike, buzë lumit.
Viktima nuk ka pranuar që ta lëvizë mjetin bujqësor dhe kjo ka bërë që mes dy bashkëfshatarëve të nisë përplasja fizike.
Mici e ka goditur 52-vjeçarin me kosën me të cilën kosiste barin, duke i shkaktuar prerje të arteries femurale.
Si pasojë e hemorragjisë, Lala ka gjetur vdekjen. Nga hetimet rezulton se mes autorit dhe viktimës ka pasur përplasje të vazhdueshme dhe për motive pronësie.
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri
Haradinaj kujton masakrën e Izbicës dhe betejat e 28 marsit ...