Një 28-vjeçar mbeti i plagosur pas një sherri me thika, ditën e djeshme në Tiranë.
Policia njofton se ngjarja ndodhi në rrugën “Hafiz Ibrahim Dalliu”, në Tiranë, dhe se personat që goditën të riun K.R. në shpatull me thikë nuk janë identifikuar ende.
Sipas policisë, konflikti nisi në çast.
“Më datë 06.02.2018, shtetasi K.R, vjeç 28, banues në Tiranë kallëzon se, në rrugën “Hafiz Ibrahim Dalliu“, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjete të mprehta në pjesën e shpatullës nga persona të paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e autorëve. Neni 89 i Kodit Penal,” shkruhet në njoftimin e policisë./lapsi.al
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...