Dy persona kanë mbërritur të plagosur në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Të rinjtë dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri në lagjen “Fermentim” të qytetit, pas një sherri me persona të tjerë.
Në rrethana ende të paqarta janë plagosur në këmbë me armë zjarri Erison Gjeka dhe Ndue Pali, të cilët janë transportuar në Spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore të DVP Shkodër dhe FNSH.
Është rrethuar në një perimetër të gjerë zona ku ka ndodhur ngjarja dhe vijon krehja e saj nga shërbimet e Policisë Shkodër dhe të FNSH-së. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje dhe vijojnë kontrollet në të gjithë zonën./kohajone
34 të arrestuar në operacionin policor kundër skemave pirami...
“Unë doja lekët, hajde mirupafshim”, Rogerti i zhgënjyer pas...
Rama: Marrëdhëniet politike me Spanjën në nivel tjetër, Shqi...
Tërmet në Greqi
Carrick dëshiron të mbetet në krye të United edhe për sezoni...
Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë