Një 25-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri që shpërtheu natën mes të shtunës dhe të dielës më 8 shtator.
Sipas hetimeve paraprake, dy grupet rivale që u përleshën ishin njëri nga shqiptarët e ardhur nga Montù Beccaria dhe qytete të tjera të zonës dhe tjetri nga egjiptianët që banonin në Stradella, citon A2 mediat italiane.
25-vjeçari shqiptar banues në Montù Beccaria, në zonën e Pavias, u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë 6 persona të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.
Përleshja përfshiu edhe persona të tjerë, por shumë prej tyre u larguan para se të vinte policia.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...