Policia e Durrësit ka bërë të ditur se është gjetur nga polumbarët e Reneas trupi i pajetë i një 54-vjeçari i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit, duke shënuar në këtë mënyrë viktimën e parë nga përmbytjet në vend.
Sipas informacioneve të policisë, 54-vjeçari me inicialet A.H ishte larguar nga banesadhe pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e uniformave blu dhe nga polumbarët e Reneas është gjetur edhe trupi i tij.
Ai u gjet në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak, ndërsa paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.jarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.
Njoftimi i plotë: Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit./rtsh.al/
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten