Ditën e sotme shënohen 3 vjet nga shenjtërimi i Nënë Terezës. Në 5 shtator të vitit 2016 u shënua në kalendarin Apostol “Dita e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kaltutës”.
Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Për hërë të parë ajo vizitoi Shqipërinë në gusht të vitit 1989.
Ajo është e njohur në mbarë botën për përkushtimin e saj ndaj njerëzve të varfër, sidomos në Kalkuta në Indisë, ku Shenjt Tereza fillimisht themeloi strehimoren e saj të parë për të pritur me mijëra “njerëz të trotuareve”.
Shenjt Tereza është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur e të pareshtur të bamirësisë. Nënë Tereza themeloi Misionaret e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende.
Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: në vitin 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”.
Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015 duke i hapur rrugën që ajo të shpallet shenjt nga Kisha Katolike e Romës.
Data 5 shtator është përfshirë në festat zyrtare në Shqipëri, duke zëvendësuar në 2018-tën datën 19 shtator që përkon me Lumturimit të saj./opinion.al
Shiste kanabis në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari nga V...
Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së ...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Lista e ngushtë e Real Madridit për trajner, nëse Xabi Alons...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Parashikimi i motit në Shqipëri për ditën e martë