Një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali në vendin e quajtur “Knalla”, në aksin rrugor mes Lezhës e Shëngjinit, duke rënë mbi një autobus të rastit mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 6:42.
Për pasojë kanë mbetur të lënduara dy shtetase, një 21-vjeçare nga Zejmeni dhe një 23-vjeçare nga Treshi, që të dyja jashtë rrezikut për jetën, por me shtetasen e parë që është transportuar për kurim më të specializuar në Qendrën e Traumës në Tiranë.
Në vendngjarje shkoi policia dhe grupi hetimor për të hetuar rrethanat e aksidentit./top channel
Fundi i privatësisë në Instagram? Çfarë ndodh me mesazhet e ...
Si stresi i prindërve ndikon në rritjen e obezitetit tek fëm...
Galatasaray “gjunjëzohet” në ‘Anfield’, Liverpool rikthehet ...
Katari dëbon zyrtarët e Ambasadës së Iranit
Bayern demolon Atalantan edhe në Gjermani, kalon me lehtësi ...
Pakistani e Afganistani shpallin armëpushim për Bajramin pas...