Moti i keq ka shkaktuar dëme serioze në zonat malore të Mirditës, ku disa fshatra vijojnë të jenë të izoluar për shkak të shembjeve të dherave dhe problemeve në infrastrukturë.
Në fshatin Jezull është shembur ura që e lidh me rrugën kryesore, duke ndërprerë plotësisht lëvizjen e banorëve.
Njësia Administrative Fan raporton se dy fshatra janë të bllokuar nga rrëshqitjet e dheut, duke penguar qarkullimin dhe transportin e fëmijëve drejt shkollës. Dëmtime janë shënuar edhe në disa ura pasarelë të zonës.
Fshatrat Shëngjin dhe Klos janë totalisht të izoluar, me rrugë të pakalueshme.
Edhe Njësia Administrative Kurbnesh përballet me probleme të rënda, pasi rruga kryesore që e lidh me Lurën është bllokuar, ndërsa disa fshatra të tjerë njoftojnë ndërprerje të qarkullimit.
Vështirësi të ngjashme janë raportuar edhe në Orosh dhe Kaçinar, ku rrugët dhe urat pasarelë janë dëmtuar nga prurjet e mëdha dhe shembjet.
Autoritetet vendore pritet të ndërhyjnë për normalizimin e situatës dhe hapjen e rrugëve që lidhen me komunitetet e izoluara./tch
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...