Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi mesditën e së dielës një objekt 5-katësh në afërsi të ndërtesës së Fakulteti Ekonomik.
Shpërthimi u realizua në mënyrë të kontrolluar dhe për të ishin marrë të gjitha masat, duke mos shkaktuar asnjë dëm dytësor.
Për të kryer këtë shpërthim, specialistët xhenierë të IKMT-së, hapën brenda objektit 300 vrima ku u vendosën lëndë shpërthyese në sasi të vogla dhe të barabarta, për shkak te afërsisë me Fakultetin Ekonomik. Shpërthimi u krye me sukses nga specialistet e IKMT-së në bashkëpunim me forcat e Policisë.
Objekti i shkatërruar kishte të paktën 6 vjet që ishte kthyer në një shkak për protesta të vazhdueshme nga ana e nxënësve të Fakultetit Ekonomik dhe administratës së saj, që më herët kanë kërkuar prishjen për shkak të pengimit të zhvillimit normal te mësimit.
Pas kryerjes së procedurave IKMT bëri të mundur shembjen e objektit, duke marrë përsipër edhe pastrimin e vendit me mjetet e saj. Hapësira do t’i rikthehet Fakultetit ekonomik.
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...