Shefja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber ka deklaruar se Shqipëria vazhdon të shquhet si një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë.
Duke folur në konferencën për mbarimin e Misionit të FMN-së në Shqipëri, Weber tha se parashikohet një “rritje reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 3.5 për qind në 2025, 3.6 për qind në 2026-n, nxitur nga kërkesa e fortë e brendshme dhe sektori i turizmit.”
“Shqipëria vazhdon të shquhet si një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë. Ne parashikojmë një rritje reale të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 3.5 për qind në 2025, 3.6 për qind në 2026-n, nxitur nga kërkesa e fortë e brendshme dhe sektori i turizmit. Politikat e kujdesshme fiskale kanë çuar në një ulje të jashtëzakonshme të borxhit publik të viteve të fundit ndërkohë që politika proaktive monetare ka ndihmuar që inflacioni të ulet nën objektiv”, u shpreh shefja e Misionit të FMN-së në Shqipëri.
Sipas saj, sektori bankar mbetet likuid dhe i mirëkapitalizuar. Ndërsa theksoi se norma e papunësisë ka arritur nivele të ulëta historike.
“Sektori bankar mbetet i mirëkapitalizuar dhe likuid dhe disbalancat e jashtme janë tkurrur në mënyrë të konsiderueshme. Norma e papunësisë ka arritur nivele të ulëta historike”, tha Weber.
Megjithatë, ajo adresoi edhe rekomandimet përkatëse.
“Por pavarësisht kësaj tabloje të favorshme mbeten disa sfida; trysnia fiskale, përfshi nga shpenzimet sociale dhe për mbrojtjen, mund të gërryejë hapësirat fiskale nëse nuk trajtohet. FMN-ja rekomandon rritjen e të ardhurave të ulëta duke çuar përpara reformën për taksën e pronës, duke forcuar administrimin e të ardhurave tatimore përmes teknologjisë së informacionit dhe përmirësimeve të bazuara në të dhëna”, tha më tej Weber./rtsh
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...