Bombolat 5 litërshe të gazit duhet të nxirren nga përdorimi.
Propozimi vjen nga zjarrfikësit e Shkodrës, pas disa rasteve ku këto bombola janë kthyer në rrezik serioz për jetën e njerëzve.
Shërbimi zjarrfikës në Shkodër kërkon ndalimin e përdorimit të bombolave të gazit 5 litërshe, pasi ato po kthehen në rrezik serioz për jetën e qytetarëve.
Agron Dibra: “Kemi një problematikë me bommbolat 5 kilogramëshe, janë bombola kampingu për tu përdor një herë në vit dhe jo për tu përdorur çdo ditë.”
Rasti më i fundit u shënua të hënën, ku një bombol e tillë shpërtheu në garazhin e një banese.
Agron Dibra: “Bombolat e gazit 5 kilogram të kampingut bëj thirrje urgjentisht që të hiqen nga qarkullimi. Bombolat e tjera duhet të blehen, ndërrohen apo mbushen në pikat e licencuara dhe të kolaudimit.”
Shpërthimet e bombolave të gazit në vazhdimësi kanë shkaktuar ngjarje të rënda, por ndërgjesimi mes përdoruesve ende mbetet i ulët.
Agron Dibra: “Absolutisht është e ndaluar mbushja e bombolave në karburante, jo vetëm nga ana ligjore por nuk ka siguri.Qytetarët akoma nuk janë ndërgjegjësuar për rrezikun dhe akoma vazhdojnë ta mbajnë një bombol për 20 vjet pa u kolauduar, duke rrezikuar jetën.”
Pak vite më parë, institucionet nisën një aksion për kontrollin e tregimit të gazit për përdorim familjar.
Por mbushja e bombolave të gazit pranë karburanteve mbetet ende fenomen i pranishëm në vendin tonë./oranews
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...