Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në takim shefin e kompanisë Pfizer, Albert Bourla, kompani kjo që së bashku me BioNTech zhvilluan njërën ndër vaksinat kundër koronavirusit.
“Me kënaqësinë e mikpritjes në Shqipëri të shefit të kompanisë Pfizer, Albert Bourla, për të parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave dhe për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me vaksina Pfizer, në përmbushje të planit të vaksinimit AntiCovid dhe angazhimit tonë të palëkundur, për të siguruar vaksinat deri në fund të kësaj përballjeje”, ka shkruar Rama në Facebook.
Bourla është me origjinë greke. Ai ka lindur në Selanik. Bourla është President dhe drejtues ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Pfizer. Kjo kompani, në bashkëpunim me BioNTech zhvilluan vaksinën kundër Covid-19./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?