Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar asistencë të specializuar për Gardën e Republikës së Shqipërisë, e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë, përfshirë edhe prokurorët e SPAK-ut.
Në një njoftim të ambasadës amerikane në Tiranë, bëhet e ditur se tetë anëtarë të Gardës kanë përfunduar një trajnim të avancuar taktik, të mbajtur nga Shërbimi Sekret i SHBA-së në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit (ILEA) në Budapest.
Sipas ambasadës, ky trajnim ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe rritjen e profesionalizmit në mbrojtjen e personaliteteve të drejtësisë dhe qeverisë shqiptare.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin zyrtar.
SHBA vazhdon të mbetet një partner kyç në forcimin e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Shqipëri, veçanërisht në mbështetje të funksionimit të SPAK dhe organeve të tjera ligjzbatuese.
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...