Shtetet e Bashkuara përgëzojnë qytetarët e Shqipërisë për ushtrimin paqësisht të së drejtës së tyre demokratike për të votuar në zgjedhjet vendore më 21 qershor 2015.
Numërimi i votave vazhdon dhe Ambasada amerikane në Tiranë iu bën thirrje institucioneve demokratike të sigurojnë certifikimin e shpejtë dhe tërësor të rezultateve.
“Votimi ditën e zgjedhjeve nuk pati incidente madhore apo akte dhune. Ne i bëjmë jehonë gjetjeve paraprake të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore dhe ndajmë shqetësimet e tyre për blerjen e votave, pretendimet për presione mbi votuesit, institucionet e politizuara zgjedhore dhe parregullsi të tjera. Nxisim qeverinë dhe partitë politike të punojnë për t’i trajtuar këto gjetje dhe rekomandimet e tjera të ODIHR”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Nga zgjedhjet e 21 qershorit, në Shqipëri duket se koalicioni i të majtëve ka arritur të merr shumicën e bashkive nga numërimi i votave deri më tani.
1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë...
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...