Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë 30 mijë teste të COVID, duke thënë se kjo gjë e lumturon shumë.
Ndërkohë kryeministri Rama i është përgjigjur edhe kreu të PD, Lulzim Bashës, duke thënë se nuk është qeveria ajo që vendos për numrin e testeve që kryhen, por ato bëhen sipas Komiteti Teknik i Ekspertëve.
“A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot. PIKË!
Patjetër na lumturon reagimi pozitiv i SHBA për ta adresuar ndihmën bujare në funksion të stokut të testeve!Po kjo s’dmth fare se numri i testeve që bëhen kushtëzohet nga stoku. Nqs Komiteti Teknik do thoshte 2000 teste në ditë do kishte 2000 në ditë! LBPD vazhdon ia fut kot. PIKË!” shkruan Rama.
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...