Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Shqipërisë, Besa Shahini, ka folur për sfidat që ka hasur gjatë udhëheqjes së këtij dikasteri.
Shahini ka thënë se kanë arritur të rifitojnë besimin e qytetarëve për shkak të mënyrës se si e kanë menaxhuar pandeminë COVID-19, dhe pjesën pas tërmetit.
“Mënyra se si e kemi menaxhu pandeminë COVID-19, dhe pjesën pas tërmetit, ne kemi rifitu besueshmërinë e gjithë njerëzve që ju kemi shërby.
Duke marrë parasysh që sektori i arsimit prek çdo familje, janë diku 480 mijë nxënës në arsimin para universitar”, ka thënë ajo në RTV Dukagjini.
Shahini e ka quajtur të suksesshëm mënyrën se si është udhëhequr Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit.
“Kemi një numër të madh të njerëzve që ju shërbejmë, kemi një numër të madh mësuesesh, organizimi i gjithë kësaj pune ka rezultu i suksesshëm”, deklaroi ajo.
Kurse sa i përket dorëheqjes që ia ka kërkuar opozita, Shahini thotë se opozita atë punë e ka.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...