Abuzimi me çmimet në plazhet e jugut të vendit ka qenë prej vitesh një fenomen problematik i denoncuar gjerësisht edhe në rrjetet sociale. Ngrohja e temperaturave ka kthyer buzë detit adhuruesit e plazheve, që me sa duket edhe këtë verë do të bien pre e çmimeve të pakontrolluara.
Jeta Osh Qef, publikon faturën e dërguar nga një qytetar , i cili është bërë pre e abuzimit të një restoranit. Qytetari shkruan se çmimi i djathit që në faturë shënon vlerën e 500 lekëve të reja, në menu ishte 250 lekë. “Kur e pyetëm kamarierin, na tha që menuja ka çmimet e vjetra, çmimi i djathit është me menunë e re”, ka treguar qytetari.

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?