Qytetarët e Tiranë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës, duke protestuar në qendër të Tiranës.
Për më shumë se 30 minuta, protestuesit kanë bllokuar rrugën mes bashkisë së Tiranës dhe Teatrit Kombëtar, duke hedhur parulla kundër qeverisë, si shkaktare për jetën gjithnjë e më të vështirë e më të shtrenjtë në Tiranë.
Gjithashtu, qytetarët ankohen për rritjen e çmimit të naftës, energjisë, por edhe për taksat e shtuara për shkollën, shëndetësinë, shtëpitë dhe spitalet. Protestuesit po hedhin parulla kundër korrupsionit qeveritar që sipas tyre, nuk po kursen më asgjë, as Teatrin Kombëtar dhe as banesat e qytetarëve në unazën e re dhe bulevardin e ri.
Ky korrupsion, thonë qytetarët, ka rritur pabarazinë, ku mbijetojnë vetëm ata që kanë lidhje me bashkinë dhe qeverinë.
Një tjetër motiv që ka ngritur qytetarët e Tiranës në protestë, është largimi masiv i të rinjve, të cilët nuk gjejnë dot punë në vendlindje dhe detyrohen të provojnë fatin në emigracion.
Protestuesit hodhën vazhdimisht parulla kundër qeverisë dhe bashkisë. Pas bllokimit të rrugës, protestuesit po I bashkohen tani protestës së “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”/ Zyra e shtypit PD
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...
Starmer bisedon me Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell