Policia e Kukësit ka arrestuar tre persona dhe ka sekuestruar 471.5 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, pas finalizimit të operacionit të koduar “Start 2”.
Pas një hetimi tremujor të bazuar edhe në informacione të siguruara në rrugë operative për veprimtari të dyshuara në fushën e shitblerjes së lëndëve narkotike u vunë në pranga në flagrancë shtetasit A. I., 22 vjeç, E. K., 20 vjeç dhe H. E., 60 vjeç, banues në Kukës.
Sipas policisë, tre të arrestuarit u kapën në lokalin në pronësi të 60-vjeçarit, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 459 gramë lëndë e dyshuar kokainë, si dhe 12.5 gramë kokainë e ndarë në doza, gati për shitje.
Policia bëri me dije se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...