Pas Prokurorisë së Tiranës, edhe Policia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare në lidhje me sekuestrimin e pasurive të 45-vjeçarit Kristjan Koni, alias Olsi Meta, si dhe të familjarëve të tij.
Sipas Policisë, Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë tregu rreth 26 milionë e 500 mijë euro. Konkretisht, janë sekuestruar: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të Kristjan Konit ose të familjarëve të tij.
Në njoftimin e Policisë thuhet se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga prokurori Ndini Tavani, kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për sekuestrimin e këtyre pasurive.
“Kristjan Koni, alias Olsi Meta, 45 vjeç, është i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftim.
Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi./euronews.al
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra
Bajrami: Mosdalja në votime protestë qytetare – është koha t...
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora