Policia e Shtetit ka njoftuar sot se ka sekuestruar 2 mijë litra naftë në një shtëpi në Tiranë.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka vënë në pranga 47-vjeçarin A.H.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas tregtonte naftë të kontrabanduar, në banesën e tij, në Kashar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel 3”, sqaron policia.
“Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 47 vjeç, banues në Kashar, pasi në ambientet e jashtme të banesës së tij u konstatua një depozitë metalike, e mbushur me 2000 litra naftë, të dyshuara të kontrabanduara”, njoftoi policia.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 47-vjeçari e mbante naftën e kontrabanduar me qëllim tregtimin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./arbresh.info/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, policia jep detaje
Franca do t’i nxisë 29-vjeçarët të kenë fëmijë para se...
Kryeziu: Kërkesa për 180 vjet burgim është antikushtetuese, ...
Legjenda madrilene po e konsideron largimin në fund të sezon...
Certifikohet rezultati zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
ZKA-ja auditon Sistemin Informativ për skemat pensionale në ...