37 persona janë arrestuar gjatë një operacioni të përbashkët mes Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogave të marijuanës, kokainës dhe kanabisit.
Arrestimet u kryen në Itali dhe Shqipëri, ndërsa gjatë hetimeve në kohë janë sekuestruar 3 tonë e gjysmë droge që kap në treg një vlerë prej 40 milionë euro.
Hetimet kanë çuar në sekuestrimin e 3 ton e gjysmë drogë tipit marijuanë, kokainë e kanabis, e vlefshme për të përgatitur 7 milionë doza drogë. Gjithashtu prokuroria ka dhënë urdhër për sekuestrimin e një pasurie me vlerë 4 milionë euro .
Grupi kriminal vepronte që prej viti 2015 Operacioni u zhvillua gjatë operacioneve të koduar “Kulmi” e “Shefi”
Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit u zhvillua në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro, si dhe në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me Criminalpol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojus./Shqiptarja.com/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër