Ka nisur me debate të ashpra seanca e ditës së sotme në Parlament.
Ka qenë kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili ka marrë fjalën duke folur për shkeljen e rregullores nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
“Nuk është ky skenar i turpshëm, kushtetuta ka rënë, kodi penal ka rënë, kodi i procedurës penale ka rënë, ligji antimafia ka rënë, sa kohë në atë karrige dhe tjetrën që i kanë lënë bosh për faqen e tyre të zezë, Rama dhe Xhafaj, që kanë dal zbuluar si zbatuesit e një skenari kriminal që ka për qëllim të mbulojë veprimtarinë kriminale të Fatmir Xhafajt, vëllanë e bosit të drogës në Vlorë”- tha Basha.
Ruçi i ka mbyllur mikrofonin Bashës, çka ka bërë që deputetët e PD-së, të çohen dhe të bllokojnë foltoren.
Ata kanë shpalosur edhe një banderolë, ndërsa pas kësaj Ruçi ka ndërprerë seancën për 10 minuta.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1891485030902669/
Gjermania i dërgon Turqisë sistem Patriot për mbrojtje ajror...
Plani i Rritjes, Komisioni Europian i jep 49 milionë euro Sh...
Ish-nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, i bashkohet Kurti...
Rikthim në lojë i Bashkimit apo Trepça shpallet kampione ...
Të premten varroset Donikë Cocaj, e cila humbi jetën në Manh...
Libani: 19 persona të vrarë nga sulmet ajrore izraelite