Nexhmije Hoxha, e cila ka qenë në krah të bashkëshortit të saj për 41 vjet dhe e pranishme në të gjitha vendimmarrjet e rëndësishme për vendin, ka qenë anëtare e Komitetit Qendror të PPSHsë dhe drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste Leniniste.
E veja e ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, është një nga 1 mijë veteranët e Kategorisë së Parë, e cila prej 20 vitesh merr një shpërblim prej 3911 lekësh të rinj.
Nexhmije Hoxha merr një pension prej 23.996 lekësh dhe një shpërblim si veterane e Luftës prej 3911 lekësh, në total 28 mijë lekë të rinj.
Nexhmije Hoxha ka dalë në pension në vitin 1991 dhe aktualisht merr pensionin më të lartë, afërsisht dyfishi i pensionit minimal edhe për shkak se në kohën e komunizmit, ka qenë zyrtare me paga të larta mbi 1 mijë lekë të rinj në muaj.
KQZ jep udhëzime për plotësimin e fletëvotimit në zgjedhjet ...
Shpërthim masiv në fabrikën e fishekzjarreve në Maltë, dy të...
“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal ...
Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rik...
Kurti për Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit: E kam pranuar, p...
Antidroga kap mbi 25 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arr...