
epa09884913 German Chancellor Olaf Scholz (R) and Edi Rama (L), Prime Minister of Albania, hold a joint press conference after their meeting in the Federal Chancellery in Berlin, Germany, 11 April 2022. EPA-EFE/SOEREN STACHE / POOL
Kancelari gjerman Olaf Sholz thotë se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët e paligjshëm që shpëtohen në Mesdhe është një çështje dypalëshe, por edhe Berlini do ta ndjekë atë me kujdes pasi edhe Shqipëria do të jetë së shpejti një anëtare e Bashkimit Europian.
Olaf Scholz: Është një çështje mes dy qeverive, por duhet pasur parasysh edhe se Tirana, sipas nesh, së shpejti do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Ne po flasim se si t’i zgjidhim sfidat dhe problemet së bashku, duam të krijojmë një mekanizëm solidariteti. Ne do ta ndjekim me kujdes këtë marrëveshje.
Sholz thotë se ajo që ka rëndësi është që sfidat të mos kapërcehen vetëm, por edhe me aleatë, qofshin këta edhe jashtë BE-së.
Olaf Scholz: Është e nevojshme të zvogëlohet emigracioni i parregullt. Për këtë arsye do të ketë bashkëpunim të ngushtë me vendet jashtë BE-së. Siç po ndodh tani me Turqinë. Por mund të ketë të tjera rrugë.
Pakti mes Italisë dhe Shqipërisë parashikon krijimin e një pike pritje në portin e Shëngjinit dhe një qendre akomodimi në Gjadër të Lezhës të cilat do të jenë nën juridiksionin italian.
Në këtë qendër do të mbahen jo më shumë se 3 mijë emigrantë që do të jenë në pritje të shqyrtimit të kërkesës së azilit./TvKlan.al
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...
Hamza: Të rinjtë janë gati për ndryshim, e pashë mbrëmë në P...