Ish kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza kundër qeverisë teksa ka kërkuar që të ndalohet menjëherë orvatja për të kapur godinën e Teatrit Kombëtar.
Në aulën e parlamentit, Berisha ka deklaruar se kjo që po bëhet me tokën e Teatrit Kombëtar është një vjedhje e madhe, të cilën Berisha e ka konsideruar se veprën e disa personave të droguar.
Berisha: A ka shqiptar që mund të imagjinojë se ligji për Teatrin mund të ishte një ligj që ka nevojë për “super procedurë” të përshpejtuar, në një kohë kur ju jeni bërë symbol I vrasjeve në zyra, në një kohë që jeni bërë gaz i dheut me aktet e juaja kriminale e makrabre. Nuk dini të ndaleni more zotërinj. Ndaluni more ndaluni! Sepse përpara këtij krimi të shëmtuar qëndrojnë qindra milionë euro!
Shqipërinë e shndërruat në vendin kryesor të eksportit kryesor të drogës.
Ruci ndërpret fjalën e Berishës</strong
Ruçi: Faleminderit zoti Berisha, koha ju mbaroi. Ju lutem uluni zoti Berisha.
Berisha nxjerr një video në ipad dhe ja tregon Ramës… kryeministri nis të qeshë.

Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...