Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka komentuar vendimin e presidentit Ilir Meta për të dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit si ministër i Jashtëm, si dhe për emërimin e kryeministrit Rama në këtë pozicion.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë verditkt, Ruçi është përgjigjur duke u mbështetur te Kushtetuta.
“Neni 76 i kushtetutës ku flitet për kryetarin e Kuvendit, mes të tjerave thuhet: Kryetari siguron respektimin e të drejtave të kuvendit dhe anëtarëve të tij.
Neni 1 i kushtetutës në paragrafin e tij hapet me fjalimin: Shqipëria është republikë parlamentare
Çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë që duke filluar nga Presidenti i Republikës, emërohet dhe shkarkohet nga Parlamenti, kryeministri emërohet dhe shkarkohet nga Parlamenti.
Po merrem me nenin 93 të kushtetutës, i cili thotë: Presidenti në zbatim të kompetencave të tij shprehet me dekrete.
Unë nuk vë në diskutim, ka të drejtë të thotë Presidenti “Po” ose “Jo”. Po ato që thotë kushtetuta presidenti duhet të shprehet me dekrete. Kjo do të thotë që edhe kur jep pëlqim edhe kur nuk e jep pëlqim duhet të nxjerre dekret”, citoi Ruçi.
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...