Policia e Milanos dhe njësia speciale kundër krimit të organizuar kanë arrestuar 28 persona, 25 prej të cilëve janë dërguar në burg dhe 3 në arrest shtëpie, të dyshuar si pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikimit të drogës.
Hetimi, i udhëhequr nga Prokuroria e Milanos dhe i mbështetur nga Drejtoria Kombëtare Antimafia, zbuloi një rrjet trafiku ndërkombëtar me qendra në Kalabri, Lombardi dhe Kampani, që importonte sasi të mëdha narkotikësh nga Amerika e Jugut, raporton Top Channel.
Rrjeti vepronte nga Lombardia dhe kishte degë në Gjermani, Holandë, Spanjë, Britaninë e Madhe, Kolumbi dhe Brazil. Gjatë dy viteve, grupi ka trafikuar drogë me vlerë mbi 27 milionë euro, duke përdorur komunikime të koduara dhe ndërmjetës shqiptarë.
Hetuesit kanë dokumentuar importimin e më shumë se 3,5 tonëve kokainë, prej të cilave mbi 400 kilogramë u sekuestruan në Itali dhe jashtë saj. Droga futej në kontejnerë të ligjshëm duke përdorur metodën e “mashtrimit”.
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030