Prej disa vitesh Ballkani po përjeton një rritje domethënëse të rrezikut politik. Një situatë e tillë, është fryt i një përzierje elementësh mes të cilave nacionalizmat, konfliktet etniko-fetare, problemet e pazgjidhura territoriale dhe celulat e ekstremizmit të kalibrit islamik.
Instituti për studime ndërkombëtare politike, ISPI, i themeluar në 1934 dhe i specializuar në çështjet ndërkombëtare nënvizon se në tërësi, rreziku politik i rajonit është mbi mesataren, ndërkohë që në vende të ndryshme niveli është i ndryshëm.
Më i lartë mbetet sipas institutit rreziku në Kosovë, pasuar nga Bosnja, Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Bullgaria dhe Mali i Zi. E kjo, është e lidhur me praninë e faktorëve heterogjenë të destabilitetit në gjeografi të ndryshme.
Sipas ISPI, zgjedhjet e fundit në rajon, janë karakterizuar nga destabilitet i fortë, si në rastin e Maqedonisë, kundërshtime të rezultatit, si në Mal të Zi.
Ato kanë evidentuar edhe mosmarrëveshje të natyrës territoriale e etnike si në Kosovë e Bosnje.
Perceptimi i një rreziku politik të lartë dhe ngadalësimi i integrimit evropian, mund të frenojnë, nënvizon instituti, interesin e investitorëve të huaj. Prania e ndasive politike, etnike dhe territoriale, pjesërisht ka ngadalësuar rrugëtimin e disa vendeve ballkanike drejt BE, transmeton TCH.
E në një situatë të tillë, thotë ISPI, mund të rrezikohen veprat e mëdha të parashikuara në rajon, mes të cilave gazsjellësi trasnballkanik dhe projektet e tjera të infrastrukturës të planifikuara nga BE.
Strategjia politike e vendeve ballkanike dhe roli i BE, vlerëson instituti, do të jenë elemente kyçe në perspektivat e rajonit e nevojiten sipas tij strategji të qarta politikash ekonomike dhe një angazhim më i madh politik drejt reformave që do të përmirësonin klimën e biznesit.
Nga ana tjetër, evolucioni i raporteve me Evropën, do të jetë një element kyç për përshpejtimin apo ngadalësimin e integrimit në BE në vitet në vijim.
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00
Këto janë të gjitha vendimet që u morën nga Qeveria e re
Zyrtari gjerman viziton Kosovën, uron konstituimin e Kuvendi...
Dënohen me nga 15 vjet burg në Zvicër tre shqiptarët që u pë...
Policia kanadeze zbulon identitetin e sulmuesit pas tragjedi...