Bazuar në të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave të Indeksit të harmonizuar të çmimeve (HICP) rezulton se ky indeks është rritur duke shënuar një ndryshim vjetor me 2.2%.
Kjo rritje i atribuohet me shume grupit ushqime dhe pije alkoolike me përkatësisht 4,7%. Gjithashtu, perimet kane shënuar një rritje të konsiderueshme me 13.7%
Rëndësia e këtij indeksi qëndron në mundësinë që krijon për të krahasuar ndryshimet e çmimeve mes vendeve të Evropës bazuar ne te dhënat e publikuara nga EUROSTAT.
Krahasuar me vendet e Evropës, Shqipëria zë vendin e tretë për rritjen e çmimeve të grupit ushqime me një rritje përkatësisht 4.8% duke lënë pas vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Rritja për Shqipërinë është me shumë se dyfishi i mesatares së vendeve Europiane. Serbia renditet e 9-ta për sa i përket rritjes se këtij indeksi ne grupin ushqime, dhe kjo si pasoje e politikave te duhura te aplikuara në kuadër të covid 19.
Kjo rritje e çmimeve te ushqimeve përben një shqetësim edhe me të madh, nëse mbahet parasysh fakti se 41% e shpenzimeve te familjeve shqiptare shkojnë për ushqim kundrejt 13% te mesatares se familjeve evropianë. Kjo rritjet e çmimeve të ushqimeve si dhe humbja e vendeve te punës si pasoje e Covid ka një ndikim të madh në jetesën e shume familjeve shqiptare me të ardhura të ulëta, të cilat zakonisht shpenzojnë shumicën e të ardhurave të tyre për ushqim./lapsi.al/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...