Çmimet e siguracioneve për automjetet i janë rikthyer rritjes. Në tregun vendas, tarifa minimale aktualisht është 16.000 mije lekë, nga 11 mijë që ishte për afro një javë.
Luhatjet në këtë treg, që janë të shpeshta, në shumë raste nuk kanë argument ekonomik, ndërsa kompanitë kanë refuzuar të japin shpjegime.
Ky ndryshim në tregun e sigurimeve erdhi pasi Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si dhe Drejtoria e Tatimeve nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.
Kjo do të thotë që dy institucionet do të kryejnë inspektime të përbashkëta, lidhur me veprimtarinë financiare të kompanive të sigurimit
Sipas njoftimit për shtyp të AMF, inspektimet do të fokusohen në kryerjen e shpenzimeve nga ana e kompanive, si dhe në policat e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit.
Gjatë kohës kur policat e sigurimit pësuan një rënie të çmimit me 30 %, fenomeni që u konstatua në treg ishte se pavarësisht se e shkruanin primin normal, kompanitë aplikonin në mënyrë informale uljen, duke ngritur pikëpyetje mbi këtë veprim. /Vizion Plus
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...
Anëtarët e Bordit të Paqes kanë premtuar më shumë se 5 milia...
Vdes 23-vjeçari në Librazhd teksa po riparonte makinën në nj...