Të moshuarit në Shqipëri po rriten me ritme të shpejta, duke reflektuar një transformim të dukshëm të strukturës së popullsisë. Një fenomen që nuk ishte kaq i theksuar vetëm 11 vite më parë, në vitin 2015, kur vendi konsiderohej ndër më të rinjtë në Europë, me një moshë mesatare prej 34.7 vjeç.
Sot, të dhënat tregojnë një realitet tjetër. Pesha e popullsisë mbi 65 vjeç është rritur ndjeshëm, nga 18.2% e popullsisë në moshë pune në vitin 2015, në 33.3% në vitin 2025. Një ndryshim i lidhur drejtpërdrejt me rënien e lindshmërisë dhe tkurrjen e brezave të rinj.
“Shkaqet janë të natyrave të ndryshme, por po ndikojnë në një transformim që po pëson struktura e popullsisë së vendit tonë. Ndryshim bën Tirana, duke qenë se ofron më shumë mundësi për familjet e reja, sepse e shikojnë metropolin një mundësi për të ardhmen. Do të vijojë të reflektohet edhe në strukturën e popullsisë, jemi duke folur për rritjen e moshës mesatare, për numrin e lartë të të moshuarve dhe të numrit të pakët të të rinjve, që kanë zgjedhur emigrimin”, thotë sociologia Entela Binjaku.
Në vitin 2025 u regjistruan vetëm 21,425 lindje, 8.1% më pak se një vit më parë dhe rreth 74% më pak krahasuar me fillimin e viteve ’90, kur lindnin mbi 82,000 fëmijë në vit. Si rezultat, raporti mes të rinjve dhe të moshuarve ndryshon në favor të këtyre të fundit.
“Në këto qytete fakti që të rinjtë po ikin dhe vendet po zbrazen është se të rinjtë gjejnë më pak mundësi për veten, më pak hapësira për t’u përshtatur apo integruar, hapësira që u japin siguri për të ardhmen. Masat efektive duhet të shtrihen në të gjithë qarqet që të mos shuhen si rrjedhojë e emigrimit apo si rezultat i largimit për shkaqe të ndryshme. Ajo që po kishte më shumë efekt janë të lidhura me pushtetin vendor”, shprehet sociologia.
Ekspertët thonë se pasojat janë të shumëfishta dhe afatgjata, ku tkurrja e brezave të rinj rrezikon zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë demografike të vendit./euronews.al
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja