
Blood sample for HIV test
Rastet me HIV në Shqipëri kanë shënuar rritje. Vetëm gjatë vitit 2025 janë konfirmuar 125 persona HIV pozitiv, megjithëse autoritetet paralajmërojnë se numri real i të infektuarve mund të jetë ndjeshëm më i lartë.
Në kuadër të Ditës Botërore kundër HIV-AIDS, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë bërë të ditur se shumicën e rasteve të reja e përbëjnë meshkujt, me 97 të infektuar, ndërsa 28 raste janë femra.
Sipas të dhënave të A2 CNN, transmetimi seksual mbetet mënyra kryesore e përhapjes së HIV-it, ndërsa 23% e rasteve të këtij viti janë rezultat i marrëdhënieve homoseksuale. Gjatë vitit 2025 është regjistruar edhe një rast i transmetimit nga nëna te fëmija, pasi një foshnjë ka lindur HIV pozitiv.
Ekspertët e Shëndetit Publik theksojnë se vetëm 50% e grave shtatzëna testohen për HIV, pavarësisht ekzistencës së protokolleve të miratuara për depistimin e detyrueshëm. Raste të reja prekin kryesisht grupmoshën 25–44 vjeç.
Në total, që nga viti 1993 e deri më sot, ISHP ka evidentuar 1,973 raste me HIV në Shqipëri. Sëmundja transmetohet përmes kontakteve seksuale, gjakut dhe qumështit të gjirit, ndërsa nuk përhapet përmes përqafimeve, puthjeve, shtrëngimit të duarve, ushqimit, ujit apo objekteve personale.
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...