Çmimet e apartamenteve në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë duket se do të jenë në rritje edhe gjatë vitit 2025.
Sipas revistës Monitor, çmimet e apartamenteve në muajin shkurt të vitit 2025 janë rritur nga 5 deri në 27% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.
Sa i përket kërkesës për komplekset e reja rezidenciale kryesohet nga vendasit e profesioneve të lira për qëllime banimi, ndërsa 90% e blerjeve të emigrantëve është për investim nga rishitja.
Në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit, në ish-Bllok çmimet kanë arritur në 5.000 euro/m².
Në zonën e Komunës së Parisit çmimet nisin nga 3.000 euro/m².
Tek kompleksi rezidencial pranë Parkut Olimpik dhe Liqenit Artificial, zhvillimi i objektit është në fazë grope, çmimet për prenotim blerje, nisin nga 2.400 deri në 2.700 euro/m².
E vetmja zonë e cila nuk është prekur nga ndryshimi i çmimeve krahasuar me vitin e shkuar, rezulton apartamentet e reja brenda Unazës së Vogël ku çmimi është 2.300 euro/m².
Në Bulevardin e Ri çmimet e rezervimit për apartamente nisin nga 2,700 euro/m².
Në zonën e Astirit një vit më parë çmimet për apartamentet varionin nga 1.200 deri në 1.300 euro/m², ndërsa këtë vit nisin nga 1.400 euro/m².
E njëjta vlerë është edhe për zonën e Freskut dhe në Shkozë.
Zhvillimi i infrastrukturës në Unazën e Madhe ndikojë në mënyrë direkte tek rritja e çmimeve të apartamenteve në Paskuqan ku sot kapin vlerën 1.200 euro/m² ku krahasuar me vitin shkuar kemi një rritje prej 14%./euronews.al
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici