Kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike është rrezuar për të tretën herë në Konferencën e Kryetarëve këtë të hënë.
Pas Konferencës, Enkelejd Alibeaj tha për mediat se kjo është skemë korruptive dhe shkelje e Kushtetutës.
Ai tha se do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për rrëzimin e këtij komisioni.
“Skemë korruptive, u shkel Kushtetuta dhe ligji për komisionet hetimore. Kërkuam që të hetoheshin të gjitha pikat e miratuara nga Komisioni për Investimet Strategjike.
U shkel kushtetuta për rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor. Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për komisionin”, tha Alibeaj.
Edhe pse kërkesa është rrëzuar tre herë, PD kërkon ngritjen e këtij komisioni pasi sipas tyre ka dyshime për abuzime dhe klientelizëm për projektet strategjike./topch/
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Gjakovë, z...
Aksioni i policisë në ARBK/ Prokuroria jep detaje
Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubis...
Hamza për tragjedinë në Vjenë: I pikëlluar thellë, ngushëlli...
Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë
Kurti: Mbi 5.7 milionë euro investime në xhudo, përgjigje nd...