Një turist francez është shpëtuar pasditen e sotme pranë shkëmbinjve në Gjirin e Gjipesë, pasi rrezikonte të mbytej.
Sipas medieve, kanë qënë pushuesit ata që kanë lajmëruar Policinë Kufitare, e cila u nis nga Dhërmiu dhe arriti në kohë për të shpëtuar 38-vjeçarin nga Franca.
Turisti i identifikuar si Hassabou Elias, me shtetësi franceze, kishte pësuar probleme me shpinën dhe nuk mund të lëvizte pjesën e poshtme të trupit, duke mos qenë në gjendje të notonte.
Mediat cilësojnë, se 38-vjeçari u shpëtua në kohë, pasi u transportua drejt bregut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të mirë shëndetësore.
Përfshihen nga flakët dy vetura në Vlorë
Kuvajti ndalon disa dronë iranianë
Shpërthime në disa vende të Lindjes së Mesme
Spalletti s’i ndalë lëvdatat për yllin e Kosovës: Edon Zhegr...
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Haxhiu pret sot në takim homologun nga Shqipëria, Niko Peles...