Në rrugën “Dum Alla” të Shijakut, në katin e katërt të një pallati, shtëpia e Kasem Djerrit, babait të Mariusit, i cili humbi jetën në tragjedinë në Genova ishte bosh.
Ata jetonin prej më shumë se 20 vitesh në Itali. Njëjtë si çdo vit, 22-vjeçari kishte ardhur bashkë me familjen, në fillim të gushtit për pushime në Shqipëri, duke mos e ditur që do të ishte hera e tij e fundit, kthimi në vendlindje.
Aty ku frymon ajri i pastër, e je afër qendrës – Dukagjini Apartments, zgjidhje për tërë jetën
“Fqinja më thirri, më tha Xhixhi djali i Kasemit, më duket se është Marjusi që ka ndodhur aksidenti në Genova. Na erdhi shumë keq, edhe dridhemi e tani kur e kujtoj… se nëna ju vdiq, kur kanë hyrë këtu, jetonin me të atin.. një marrëdhënie familjare e mrekullueshme”, tha fqinja Hatixhe Troka.
“Nëpërmjet televizorit, e pamë që dje urën, sot doli emri i atij. Tashi, kanë qenë si familje, para 10 ditësh. I ati, se e ëma u ka vdekur”, thotë fqinji tjetër Ilmi Fetahu.
Ndërsa, në Oblik të Shkodrës, prindërit e Admir Bokrinës, kanë hapur dyert e mortit. Admiri, shqiptari i dytë që humbi jetën në aksidentin në Genova, jetonte prej 20 vitesh në Itali dhe 3 vite më parë u martua.
“E kena marr vesh pas mesnate, nga ora 1 e natës. Duke shkuar në punë, u takua 10 min para me të shoqen, e ka lënë në shtëpi. Dhe shkoi për punë në hotel”, thotë xhaxhai i Admirit, Fatmir Bokrina.
“Ura që ishte në qendër, eliminonte trafikun dhe ai e bënte shpesh atë, ndoshta edhe dy herë në ditë”, thotë djali i hallës së tij Shkëlzen Iani.
Tragjedia në vendin fqinj është ndjerë edhe në Shqipëri, ku familjarët dhe të afërmit e viktimave, janë tronditur kur kanë mësuar lajmin në media. /Tch
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...