Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Lezhës ka rënë pre e dhunës nga dy vëllezër. Mësohet se Agostin Marku 54 vjeç është goditur nga dy vëllezërit, K.N. 21 vjeç dhe S.N. 18 vjeç, të dy banues në Lezhë, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.
Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur të hënën rreth orës 13:30 në lagjen Skënderbe të Lezhës, para një lokali. Dy vëllezërit kanë qëlluar me mjete të forta duke i shkaktuar dëmtime, nënkryetarit të këshillit.
Pas ndihmës së nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, Agostin Marku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dy vëllezërit e shpallur në kërkim akuzohen për veprat penale “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër