Një vrojtues plazhi i ka dhënë ndihmën e parë një personi rreth 40 vjeç, i cili po rrezikonte të mbytej. Pushuesi gjendej në një plazh privat në Lungomare duke u lar, por deti i trazuar i ka vënë në rrezik jetën.
Personi është pikasur nga vrojtuesi, i cili dhe i ka shpëtuar jetën dhe ka lajmëruar urgjencën, makina e së cilës ka ardhur dhe e ka marrë në kohë rekord.

“Ndërhyra në kohën e duhur dhe veprova sipas rregullave të një vrojtuesi plazhi. Isha te kulla e vrojtimit mora beywatching shkova me vrap te i rrezikuari. Personi po tundte duart, po mbytej, po tregonte qartë që ishte në rrezik, pasi shkova i zgjata beywatching, e kapi dhe e tërhoqa. E ngrita aty erdhi dhe shoku, I cili punon me çadrat në plazh erdhi më ndihmoi e kapëm të dy. Pasi e nxorëm nuk ishte në gjendje shumë të mirë, tensionin e kishte shumë të lartë, pulsin gjithashtu, kishte problem me zemrën, të rrahura të forta. Ishte rreth 40 vjeç, kosovar”, thotë Andrea Cenodemaj vrojtuesi i plazhit./Top Channel
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...