Ka një perceptim se tuberkulozi është zhdukur, por në fakt çdo vit ka pacientë që trajtohen në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
232 raste të reja janë diagnostikuar një vit më parë dhe në Shqipëri kjo sëmundje prek 8 apo 9 persona për çdo 100 mijë banorë.
“Numri i të prekurve nga tuberkulozi ka ardhur në rënie, por ka ende raste. Kemi gjithashtu raste edhe nëpër burgje dhe spitalin e burgut”, thotë Irma Tashi, mjeke pneumologe në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Numri më i madh i të prekurve nga tuberkulozi është në Tiranë, por shkalla e prekjes shtrihet kryesisht në Dibër dhe në Shkodër.
Tuberkulozi prek edhe fëmijët. Në Shqipëri aplikohet vaksina kundër tuberkulozit dhe falë saj janë zhdukur fatalitetet dhe personat që preken nuk zhvillojnë forma të rënda.
Kusari-Lila prezanton numrin 8 në listën zgjedhore të koalic...
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...