Seanca plenare ka rinisur me tensione të ashpra, kjo pas deklaratës së Taulant Ballës, i cili më pas deklaroi se numri 0900 që u tha nga ai u keqinterpretua nga demokratët.
Demokratët më pas, përkatësisht në fillim Klevis Balliu, ka sulmuar fizikisht Taulant Ballën, e më pas u përfshi edhe Gazment Bardhi e demokratët e tjerë.
Balla i kërkoi falje deputetes Albana Vokshi, nëse ajo është ndjerë e fyer, teksa shtoi se ai numër i përket BE-së.
“Kjo situatë nuk ka të bëjë fare, nuk ka lidhje me fyerje. Ka të bëjë me një numër telefonik që përdoret për të marrë informacion në Bashkimin Europian. Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi ndjehet e fyer i kërkoj ndjësë, por isha duke folur për reformën në BE. Ja ku e keni numrin me 0900. Ti nuk njeh as din as iman, as familje, sigurisht unë edhe për dëmtimin. Kërkoj ndërprerjen e seancës deri në qetësimin e situatës”, tha Balla, ndërsa opozita po fliste me tone të ashpra rreth tij./tch
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë
Nagavci: Presidenti i zgjedhur nga populli rrit legjitimitet...
Hamza: PDK do që presidenti të zgjedhet nga populli, por kjo...
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...