Ende pa u mbushur viti nga tërmeti i 26 nëntorit, familjet të cilat humbën shtëpitë po sistemohen në banesa të reja, falë Programit të Rindërtimit.
Në Tiranë, ku janë hapur rreth 500 kantiere rindërtimi, puna po ecën me ritme të shpejta, që çdo familje të marrë çelësat e shtëpisë së re para Vitit të Ri.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në Kashar, për të inspektuar punimet që po kryhen për rindërtimin e shtëpisë së Dalip Kamberit, banesa e të cilit u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit të shkuar.
Kryebashkiaku siguroi se, me gjithë pengesat që po hasen gjatë këtij procesi nga ata që nuk ndërtuan asgjë, puna do të flasë vetë dhe njerëzit do të shohin veprat, jo fjalët.
Kryefamiljari, të cilit po i rindërtohet shtëpia, u shpreh mirënjohës për gjithçka është bërë pas tërmetit të 26 nëntorit. “I falenderoj të gjithë nga zemra, njësinë, bashkinë, kryeministrin. Njësia na ka qëndruar gjithmonë pranë, ju faleminderit shumë!”, tha Dalip Kamberi./TCH
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...