Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka miratuar vendimin që përcakton organizimin, funksionimin dhe fushën e veprimit të shërbimit të policimit vullnetar në mbështetje të strukturave të Policisë së Shtetit.
Ky vendim, i propozuar nga ministri i Brendshëm dhe i bazuar në Kushtetutë dhe ligjin e ri “Për Policinë e Shtetit” (nr. 82/2024), synon të përmirësojë sigurinë publike, të forcojë kapacitetet e Policisë së Shtetit dhe të nxisë përfshirjen aktive të qytetarëve në mbështetje të forcave të rendit.
Policimi vullnetar përkufizohet si një shërbim publik që realizohet nga qytetarë të kualifikuar, të cilët angazhohen në veprimtari ndihmëse pranë strukturave vendore të policisë. Çdo individ që përmbush kriteret dhe pranohet në këtë shërbim, quhet polic vullnetar.
Sipas vendimit, një polic vullnetar mund të angazhohet deri në 5 orë në ditë dhe jo më shumë se 25 orë në javë. Marrëdhënia ndërmjet vullnetarit dhe strukturave përkatëse do të formalizohet përmes një kontrate ligjore që përcakton të drejtat dhe detyrimet e palëve, në përputhje me ligjin për vullnetarizmin.
Ky nismë konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt afrimit të policisë me komunitetin dhe rritjes së bashkëpunimit qytetar në luftën kundër veprimtarive të paligjshme./A2cnn
Roma me fitore solide ndaj Genoas, vazhdon luftën për titull
Labubu, “6-7” dhe “brain rot”, trendet e 2025 që mbizotëruan...
Studimi: Pse të sharat mund të na bëjnë më të fortë
Mbi 20% e votave të numëruara, Kurti kalon 70 mijëshin ̵...
Endrick mban stërvitjen e parë me Lyon, i gatshëm për debuti...
Eurostat: Alarmante, 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa t...