Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka qetësuar popullatën në lidhje me shpërthimin e gripit në Shqipëri, duke saktësuar se nuk bëhet fjalë për gripin e derrit, por për virusin AH1N1.
Në një dalje për mediat, Bino ka konfirmuar vdekjen e dy personave në Senatorium, ndërsa për një të tretë saktësoi se po pritet të vihen verifikimet e duhura, pasi dyshohet se edhe ai ka humbur jetën nga gripi.
“Gripi ka intensitet mesatar, por në rritje, në dy javët e fundit kemi një rritje të shpejtë të rasteve me grip. Vihet re që preken infeksionet respiratore akute dhe numri ka arritur në 19 mijë, pak a shumë i ngjashëm me vjet dhe gripi i cili qarkullon, është AH1N1, – tha Bino. – Situata në Shqipëri është njëlloj me situatën në vendet në rajon, Itali, Maqedoni, Mali i Zi, përveç Greqisë që ka një rritje më të lartë të virusit”.
Bino shpjegoi se deri tani janë dy raste të konfirmuara, por sipas saj është edhe një rast tjetër, që është menduar për grip dhe po verifikohet.
“Një rast është nga Tirana, dy raste nga Elbasani, por ky i fundit i përket një bashkie tjetër. Jemi në sezonin e gripit dhe kemi intensitet mesatar, një rritje të shpejtë, nuk është grip derri, dua të qetësoj njerëzit, nuk ka asgjë të pazakontë, është virusi sezonal i gripit, – vijoi Bino, e cila i bëri apel popullatës në çdo moshë që ta vaksinohet. – Është një vaksinë që në bazë të studimeve që kanë ardhur nga vende jashtë rajonit, tregojnë një efektivitet shumë të mirë të vaksinës. Kemi një përdorim gati 80% të vaksinës dhe inkurajoj të gjithë njerëzit të vaksinohen”.
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...
Tërmeti i fuqishëm trondit Meksikën, ndërpritet konferenca e...
Përditësohen të dhënat për gjendjen në pikat kufitare – Prit...
KFOR dhuron pajisje mjekësore për Shoqatën e Kërkim-Shpëtimi...
Emigrimi i shqiptarëve drejt ShBA, ICE: Mos t’ju shkojë mend...
OSBE shpreh pikëllim për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Nex...