Janë riatdhesuar edhe 25 shqiptarë të tjerë nga Greqia.
Ata kanë mbërritur në Korçë mbrëmjen e sotme dhe do të karantinohen për 14 ditë në hotelin Crystal.
Mes tyre janë edhe gra e fëmijë.
Emigrantët janë të indinjuar për pagesat pasi shprehen se nuk kanë para për të mbuluar shpenzimet.
Ndërkohë në kufi ka ende shqiptarë që presin të kalojnë e më pas të karantinohen.
Më herët gjatë ditës së sotme, kanë mbërritur edhe 11 emigrantë të tjerë në Pogradec të cilët janë akomoduar në hotelin e dytë të hapur në dispozicion për ta.
Ndërsa në hotelin e parë janë akomoduar 64 shqiptarë./oranews
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...