I lindur në 25 Qershor 1936, akademiku Rexhep Qosja feston sot ditëlindjen e tij të 87-të.
Urimin për ditën e shënuar, akademikut Qosja ia ka përcjellë edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj shkruan se Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore, historike, letrare, artistike dhe publicistike.
“Shumë urime për ditëlindje Akademikut Rexhep Qosja!
Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore, historike, letrare, artistike dhe publicistike.
Jetë të gjatë e të lumtur Profesor”, shkruan Begaj./tvklan.al
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...